Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Shqipëria heq dorë nga 'Çamëria', Greqia nga 'Vorio Epiri', reagon ministri Bushati

Lapsi.al 4 July 2018
Shqipëria heq dorë nga 'Çamëria', Greqia nga

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka konsideruar spekulime të shtypit grek lajmet se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është diskutuar për çështjen çame. Sipas tij me heqjen e ligjit të luftës, diskutohet edhe çështja e pronave. Deklaratat Bushati i bëri gjatë një takimi ne Forumet UET. I pyetur për raportimet se pala shqiptare ka rënë dakord me palën greke që të heqin termat ‘Çamëri’ dhe ‘Vorio Epir’, ministri i Jashtëm tha se s’ka lidhje mes këtyre të dyjave dhe se çdo gjë tjetër është spekulim i mediave.

“I gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë në vështrimin tonë është i ndarë në tre shporta apo kategori. Çështjet që e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, duke filluar nga ligji famë keq i luftës që është ende në fuqi në Greqi. Për të cilin kemi thënë që kur e kemi vendosur në tavolinë këtë çështje që nuk ndjejmë kërcënim nga ana e Greqisë. Jemi dy vende anëtare në NATO, por nga pikëpamja politike do të kishte efekte të mëdha psikologjike për marrëdhëniet mes vendeve tona, e para kjo dhe e dyta ka efekte ligjore për shtetasit shqiptarë që i është konfiskuar prona mbi bazën e këtij dekreti. Për shtetin shqiptar pronat e të cilit janë vendosur nën sekuestro mbi bazën e këtij dekreti dhe për shtetasit që i përkasin pakicës kombëtare greke të cilëve gjithashtu i janë sekuestruar pronat mbi bazën e këtij dekreti. Brenda kësaj shporte ne kemi disa çcështje. Kemi ligjin e luftës, kemi çështjen çame, kemi çështjen që ka të bëjë me të rënët e ushtarëve grekë gjatë Luftës Italo-Greke në Shqipëri e kështu me radhë. E para ka lidhje me kufizimin e zonave detare, e dyta ka të bëjë me mirëmbajtjen e kufijve ekzistues tokësor me mirëmbajtjen e piramidave dhe menaxhimin e incidenteve kufitare, sepse në të shkuarën ne kemi vënë re që ka pasur shumë incidente në këtë drejtim”, tha Bushati.

Të këshilluara

Europol me oficer ndërlidhës në Shqipëri

Organizata policore europiane vendos një oficer kontakti në Shqipëri. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë të mërkurën me propozim nga ministria e Bre...

18:02

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI