Flash

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Rama paralajmëron godinë të re për Bibliotekën Kombëtare. Pyetja është me kullë apo pa kullë?

Lapsi.al 4 July 2018
Rama paralajmëron godinë të re për Bibliotekën

Në kulmin e debatit për ndërtimin apo jo të një Teatri të ri apo ruajtjen e godinës ekzistuese Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dhe zhvendosjen e Bibliotekës Kombëtare.

Paralajmërimi i Ramës, u bë gjatë fjalës në hapjen e qendrës multifunksionale ‘Art-Turbina’.

Rama u shpreh se rindërtimi është kohë e humbur, para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit duke paralajmëruar kështu ndërtimin e një godine të re për Bibliotekën Kombëtare.

“Kjo skenë e re është një tjetër provë, besoj, e vizionit, e shijes dhe e dëshirës sonë për të ndërtuar objekte dinjitoze, bashkëkohore në shërbim të kulturës, të artit apo të sportit. Sigurisht, ne parapëlqejmë të rindërtojmë qoftë dhe tërësisht, por sidoqoftë duke shfrytëzuar pjesërisht, diku më pak e diku më shumë, ngrehina godinash ekzistuese, siç kemi bërë me disa dhe siç po bëjmë me të tjera. Se sigurisht kushton më pak e buxheti ynë, edhe pse ende tejet i kufizuar në raport me nevojat e mëdha që ka sistemi i kulturës, na i mundëson hap pas hapi ndërhyrje të tilla, por në raste të tjera si rasti i stadiumit kombëtar, të Teatrit Kombëtar apo dhe të Bibliotekës Kombëtare, e cila sapo kaloi dhe një moment dramatik për shkak të prurjeve të ujit, rindërtimi duke shfrytëzuar mjedisin ekzistues, guackën ekzistuese është kohë e humbur, është para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit, por nuk ka të bëjë me zgjidhjen”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI