Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Basha paralajmëron mazhorancën: Po i vini flakën parlamentit!

Lapsi.al 5 July 2018
Basha paralajmëron mazhorancën: Po i vini flakën parlamentit!

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj patën një hezitim për t'iu përgjigjur pyetjeve që LSI i drejtoi për projektligjin për teatrin. Menjëherë pasi Nasip Naço lexoi në seancë pyetjet e përgatitura nga LSI, Mirela Kumbaro lexoi fjalimin që kishte përgatitur dhe Gramoz Ruçi u bë gati të vazhdojë seancën.

Por është dashur ndërhyrja e deputetëve të LSI-së dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha që Ruçi të tërhiqet. Basha tha se me refuzimin që i bënin opozitës, mazhoranca po kërkonte t'i vinte flakën parlamentit, deklaratë e fortë që u pasua me reflektimin e Ruçit.

"Emergjencën tuaj për të vjedhur e kanë kuptuar qindra qytetarë që janë jashtë. Mos u zgërdhini, hajdutë, mos zgërdhini, ruani rendin! Por që mos t'u përgjigjesh as pyetjeve të opozitës, ç'kuptim ka ky parlament? Ç'kuptim ka të vazhdojmë këtu nëse bedelët e kryehajdutit vijnë këtu dhe as nuk përgjigjen pyetjeve të opozitës? Ça kujtoni se jeni ju mor? Për ça kujtoni se e keni marrë pushtetin? Kujtoni se ato kriminelë dhe ato lekë droge do ju mbajnë deri në fund? Po i vini flakën parlamentit! Rrrini mendjes! Në krevat me krimin, tenderat me krimin, tani doni ta shndërroni parlamentin në teatër të krimit. Nëse nuk ka këllqe kjo le të vijë ai kryekrimineli. Pyetjet janë të qarta, konkrete përgjigjuni pyetjeve dhe mos u zgërdhini hajdutër" u shpreh Basha i irrituar për indiferencën që shfaqi mazhoranca.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI