Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

'Peshqit e mëdhenj', Donald Lu: Prokuroria, policia dhe qeveria kanë dështuar për arrestimin e Balilit

Lapsi.al 5 July 2018
'Peshqit e mëdhenj', Donald Lu: Prokuroria, policia dhe qeveria

Në konferencën e sotme “Forca e ligjit në Veprim” të organizuar nga policia e shëtit, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu. Ai ka lëshuar disa mesazhe të forta duke thënë se po vjen koha që kokat e krimit do të futen në burg.

Ai përmendi arrestimin e Met Kananit, kapjen e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekajt etj. Por Donald Lu e quajti dështim të qeverisë dhe policisë mos arrestimin e Klement Balilit.

“Shumë ka ndodhur në 8 muaj, e shumë ka mbetur për tu’ bërë. Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantit të madh Met Kanani në Turqi, më pas banda e tij u arrestua në Shqipëri. Policia mbështeti sekuestrimin e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekaj në Gjermani. Disa anëtarë të bandës së tij janë arrestuar dhe do arrestohen të tjerë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla vazhdon. Shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe por duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit. I bëjmë thirrje që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë. Kjo do të sjellë krijimin e shpejt të KLP, SPK-ut dhe BKH. Ne kemi konfirmuar burimet. Kokat e krimit duhet të kenë frikë dhe drejtësia për ta po vjen” - tha Lu.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI