Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Arjan Çani: Shikojeni mirë përbindëshin tuaj!

Lapsi.al 22 June 2018
Arjan Çani: Shikojeni mirë përbindëshin tuaj!

Mjafton një ditë si kjo për të kuptuar se sa fake është Përbindëshi dhe administrata lokale që ai drejton në Tiranë.

A e patë si u vërshoi uji në Tiranë sot duke bllokuar çdo aktivitet? Përbindëshi që keni votuar për t’ju rrjepur çdo ditë, vazhdon akoma t’ju hedhë hi syve dhe t’ju mahnisë jo pak prej jush me korsi biçikletash, ndonëse pa asnjë standard.

Përbindëshi vazhdon t’ju gënjejë me një shesh me pllaka ËC-je, duke ju sjellë çmime fake nga Barcelona. Përbindëshi ju ka bindur se mbjellja e pemëve kuturu nëpër Tiranë, duke i vënë gjoba bizneseve, është e ardhmja juaj dhe e fëmijëve tuaj.

Përbindëshi mbledh miliona taksa nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve dhe në vend të investojë në një qytet me një nëntokë të shëndetshme dhe të qëndrueshme që i mban ujërat brenda saj, e ka mendjen gjithë ditën të mbyllë aferat miliardëshe të kullave në qendër të Tiranës, duke grabitur me lidh pronën publike dhe duke prishur Teatrin Kombëtar. Një neveri e niveleve të larta. Dhe si të mos mjaftonte kjo, del e thotë: “Skuadrat tona po mbajnë situatën në kontroll”. Skuadrat e leshit.

Vazhdoni besojini këtij Përbindëshi, por një ditë mos hajdeni në studion time dhe të ankoheni duke u qaravitur se iu zhgënjeu ky Përbindësh Fasadë që shumë prej jush e besuat me sy mbyllur.

Nga Arjan Çani, zoneelire.al

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

FOTOT/ Pak minuta shi përmbytin Tiranën, bllokohet qarkullimi në kryeqytet 

Tiranë, Lana del nga shtrati pranë ‘Pallatit me Shigjeta’ (VIDEO) 

Tirana u përmbyt sërish, Veliaj thotë se pemët do të rimbillen 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI