Flash

Policia kontroll të befasishëm në shtëpinë e korçarëve, zbulohet trafiku i ikonave

Lapsi.al 15 June 2018
Policia kontroll të befasishëm në shtëpinë e

Zbardhen detaje nga operacioni i djeshem ne Korce, ku policia pas nje kontroli blic ne banesa arrestoi dy persona dhe po heton te lire nje tjeter.

Sipas policise ne pranga per trafik te veprave te artit jane vene shtetasit, Beni Kosturi, 49 vjeç, banues në Korçë; Nerald Karollari, 30 vjeç, banues në Mborje dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E.G, 27 vjeç, banues në Korçë.

 Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Hetimore të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një hetimi disa mujor, të kryer me metoda speciale të hetimit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Beni Kosturi, 49 vjeç, banues në Korçë, Nerald Karollari, 30 vjeç, banues në Mborje, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E.G, 27 vjeç, banues në Korçë.

Pasi më datë 14.06.2018, nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr 4, në banesën e shtetasit Beni Kosturi iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 (njëzetë e pesë) Ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 (tridhjetë e shtatë) monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 Euro, me qëllim trafikimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” parashikuar nga neni 138/a i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI