Flash

Gazeta austriake: Shqipëria mbështet planin për kampin e refugjatëve, shpreson tek hapja e negociatave

Lapsi.al 9 June 2018
Gazeta austriake: Shqipëria mbështet planin për kampin e

Shqipëria mbështet planin për ngritjen e një qendre azilantësh jashtë BE-së.

Kështu shkruan gazeta e njohur austriake, Kurier. Sipas saj, shteti ballkanik shpreson në nisjen e shpejtë të negociatave me Bashkimin Europian.

Romina Kuko, përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme shqiptare tha se Shqipëria është gati për të mbështetur një nismë të tillë.

Megjithatë mbetet e hapur ideja se ku do ndërtohet një qendër e tillë.

Kuko tha se do të diskutohet me shtetet fqinje, si me Maqedoninë.

Megjithatë në takimin e 18/19 qershorit në Vjenë do të ketë një panoramë më të qartë.

Në këmbim të kësaj, Shqipëria duket se kërkon hapjen e negociatave.

Sipas gazetës, Kuko i sheh përpjekjet e “Shqipërisë në kuadër të vendimit për hapjen e negociatave”.

“BE ka nevojë për një partner të sigurt. Hapja e negociatave do ndihmonte,” tha ajo.

Austria dhe Danimarka kanë propozuar që të ngrihet një qendër për ata që u refuzohet azili në BE, në një nga vendet europiane që nuk është shumë tërheqës për emigrantët.

Të këshilluara

Ky është 'kyeqyteti' i kokainës në Evropë

Kokaina është më përhapur në Britaninë e Madhe sesa kudo tjetër në Evropë, sipas një raporti të ri mbi përdorimin e drogës në të gjithë kontinentin. Britania...

09:15

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI