Flash

Rama: Kush ka dalë nga ndihma ekonomike ka mundësi punësimi, paga 5 herë më shumë

Lapsi.al 2 June 2018
Rama: Kush ka dalë nga ndihma ekonomike ka mundësi punësimi, paga

Gjatë fjalës së tij në Panairin e Punës në Elbasan, kryeministri i vendit Edi Rama iu referua të larguarve nga skema e ndihmës ekonomike, kur tha se mundësia për punësim ekziston për të gjithë, edhe për ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike.

“Ekziston mundësia për të gjithë ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe janë në gjendje të mirë për punë, kanë vullnetin për të kaluar në kurset profesionale apo për të pranuar çfarëdolloj pune që në rastin më të keq, paguhet sa 5-fishi i ndihmës ekonomike në muaj. Mund të bëhet edhe më tepër, por aktualisht ekzistojnë mundësi të mira”, theksoi Rama.

Ai shtoi se 70% e personave të larguar nga skema e ndihmës ekonomike i përkasin grupmoshës nga 24 deri në 45 vjeç, një grupmoshë vitale që, sipas kryeministrit, nuk mund të mjaftohet me lëmoshën e ndihmës ekonomike.

“Do të bëjmë çdo ditë përpjekje për të pasur më shumë mundësi për këta persona”, tha Rama, duke vënë në dukje se vetëm në panairin e Punës në Elbasan, janë 1567 vende të lira pune.

Të këshilluara

Shihni si do të jetë moti në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të influencohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po kushtëzojnë vend...

08:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI