Flash

Kuksiani tenton të vrasë me automatik dashnorin e gruas, vet e shfrytëzonte për prostitucion

Lapsi.al 2 June 2018
Kuksiani tenton të vrasë me automatik dashnorin e gruas, vet e

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e bashkëshortes së tij, një 23 vjeçare.

Në pranga përfundoi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili për motive xhelozie tentoi të vriste të riun K.K, me një armë zjarri automatike.

"Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi Dorian Idrizaj  ka shkuar në banesën e shtetasit  K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, (bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konfikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj  për motive xhelozie ka kanosur dhe  tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K", sqaron policia.

Falë ndërhyrjes së policisë dhe me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Nga të shtënat  në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor  u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Gjithashtu, ndaj Idrizaj,  u referuan materialet edhe  për veprën penale  “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI