Flash

112-vjeçarja e sëmurë me pension qesharak : Më shtoni pensionin të bëj derman

Lapsi.al 1 June 2018
112-vjeçarja e sëmurë me pension qesharak : Më shtoni

Zonja 112-vjeçare, Mineko Rrapa, e lindur më datë 4 tetor 1906, merr një pension qesharak, vetëm 56 mijë lekë të vjetra. Djali i saj thotë se janë 6 motra dhe vëllezër, ku më i madhi është 78 vjeç.

“Nëna jonë është 112 vjeçe dhe merr një pension qesharak, 56 mijë lekë të vjetra. Ato lekë s’i dalin as për ilaçe dhe as për gjë. Ajo ka punuar gjatë gjithë kohës, nga krijimi e deri në fund të kooperativës. Na ka rritur dhe ne, Vitet e fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore” thotë djali për "Fiks Fare".

Ai shton se fillimisht ka marrë një pension 1 mijë lekë, më pas 2, 3 e tani 56 mijë lekë.

Ndërkohë, gruaja shekullore kërkon që t’i rritet pensioni. “Po ma rritën mirë do të bëjnë. Paratë i dua për ilaçe, t’i bëj derman vetes” - thotë zonja Mineko, ndërsa thotë se ka 4 djem dhe dy vajza. “Kam punuar gjithë jetën në kooperativë. Ato lekë që merrja që atëherë, ato marr tani. S’më dalin për asnjë gjë” - vijon 112-vjeçarja. Nga jeta nuk kujton shumë detaje, ndërsa në fund thotë se “dua të rroja sa të jetë e shkruar”. 

Të këshilluara

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë?

Edi Rama, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev do takohen së shpejti në Prespë, zonë kjo që ndahet mes tre shteteve Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas agjencis...

20:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI