Flash

Denoncimi i Berishës: Kjo që ndodhi sot në shkolla, e paprecedentë në botë

Lapsi.al 1 June 2018
Denoncimi i Berishës: Kjo që ndodhi sot në shkolla, e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar si të paprecedentë në ndonjë vend tëjetër të botës marrëveshjen e ministrisë së Brendshme me atë të Arsimit për krijimin të plotfuqishmëve të shkollave në përpjekje për të luftuar përdorimin e drogës në ambientet arsimore. Sipas Berishës detyra kryesore e të plotfuqishmëve oficerë narkopolicie që do emërohen për të gjitha shkollat e mesme ka si qëllim kryesor ngritjen e rrjeteve agjenturore të policisë kriminale, rekrutimin e djemve dhe vajzave për të spiunuar njëri-tjetrin, por edhe familjet dhe shoqërinë tyre.

“Ky akt kriminal dhe shkatërrimtar për arsimin tonë, që synon të kriminalizojë nxënësit tanë, është i pashembullt edhe në vendet diktatoriale dhe duhet dënuar me ashpërsinë më të madhe. U bëj thirrje nxënësve, mësuesve dhe prindërve të ngrihen me forcën më të madhe dhe të mos lejojnë që banditë me uniformë, trafikantë të damkosur dhe perversë partiake të vënë dorë mbi fatin e fëmijëve të tyre” –thotë Berisha duke nënvizuar se një gjë e tillë nuk u bë as në diktaturë.

Të këshilluara

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë?

Edi Rama, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev do takohen së shpejti në Prespë, zonë kjo që ndahet mes tre shteteve Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas agjencis...

20:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI