Flash

Nafta, ish-ministri flet për takime të Ramës me njerëzit e Putin

Lapsi.al 2 June 2018
Nafta, ish-ministri flet për takime të Ramës me njerëzit e

Prej ditësh disa portale spekulojnë se mund të shpërthejë një skandal i mazhorancës me lidhjet rusë. Ja çfarë shkruan ish-ministri Ylli Manjani

Rilindja tashmë prodhon një skandal për të mbuluar një skandal më të madh.

Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)!

Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!

Nuk lë rast pa na shurdhuar veshët me përbetime për negociatat dhe dashurinë për BE. Nuk flet më për dashurinë Amerikane, se atje qeveris “turpi i njerëzimit”…!

Në fakt kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi. Trupin e sjell ndonjëherë në Shqipëri, sa për qeder.

Ndërkohë pozita strategjike e Shqipërisë është në ditën e vet më të zezë!

Qeveria e Rilindjes po na vendos në krah të armiqve të perëndimit. Me këtë të fundit, të vetmen marrëdhënie “tregëtare” që kemi, është furnizimi drogë dhe krim!☹️☹️☹️

Po që edhe për këto pislleqe të Tij “fajin e ka opozita”! Ajo është “Ruse” dhe “anti-BE”…

Opozita kërcënohet me arrestime e burgje, tashmë! Ndërkohë Rilindja vijon të zhytet në skandale!

Një ditë do t’i vihet viza bilancit të super skandaleve dhe e imagjinoj fundin e dhimbshëm të përbindëshit…

Shqiptarët i dhanë besim, ndaj nuk ja kishin borxh këtë damkë anti-perëndim!

Duhet vënë damka tek Rilindja e trafikantëve të interesave të vendit dhe jo tek Shqiptarët!

Të këshilluara

Shihni si do të jetë moti në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të influencohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po kushtëzojnë vend...

08:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI