Flash

“E mbyte burrin, e shkatërrove fare...”, Rama 'sherr' me gratë në Cërrik

Lapsi.al 2 June 2018
“E mbyte burrin, e shkatërrove fare...”, Rama 'sherr'

Replika, pyetje, shumë ankesa të banorëve në Cërrik në bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme në këtë zonë. Rama ka kërkuar që në fillim që fjalën ta marrin gratë, por ka nuk ka qenë shumë e lehtë, pasi mezor është mbajtur radha e fjalës.

Në piskun e vapës, turet e llogaridhënies së Ramës po kthehen në ‘llafe katundi’.

“Ule ore dorën, të shikoj që nuk je burrë, po ky kështu”– u është drejtuar Rama të pranishmëve që kërkonin fjalën.

Ndërkohë një grua ka insistuar të marrë fjalën, duke mos lejuar një burrë të fliste.

“E mbyte burrin, e shkatërrove fare”, i tha Rama, duke shtuar, “vërtetë themi gratë, gratë, por edhe kështu”.

Ankesa e një nëne: “Kam një problem të madh, dy vajzat ekselente pa punë. E madhja inxhiniere topografe, ekselente, ka marrë burrë italian dhe s’kam hall për atë, e dyta për eksperte e Krimeve të Rënda, është ekselencë, gabova që nuk solla dipolomën, më vjen keq që truri i Shqipërisë po rri jashtë”.

Rama: “Për vajzën topografe do ishim të lumtur, e ka marrë italiani atë, ka dalë më i squt se ne, ça të bëjmë tani, e dyta të shkojë e të konkurrojë sipas rregullave se kështu veprohet”.

Të këshilluara

Shihni si do të jetë moti në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të influencohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po kushtëzojnë vend...

08:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI