Flash

Andi Bushati: Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Akuzohen për pastrim parash, arrestohet 52-vjeçari në Fier, dy në kërkim (Emri)

Lapsi.al 2 June 2018
Akuzohen për pastrim parash, arrestohet 52-vjeçari në Fier, dy

Një 52-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit në akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale. Policia thotë se operacioni “Pastrimi” është përmbyllur pas një hetimi 2-vjeçar.

“Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi: Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, thotë policia e Fierit.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos dhe Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës për të cilët gjithashtu është caktuar e njëjta masë si Troka.

Po për këtë vepër penale, Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për A.Ç, 75 vjeç, dhe J.Ç, 26 vjeçe, të dy banues në Patos.

Të këshilluara

Shihni si do të jetë moti në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të influencohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po kushtëzojnë vend...

08:10

ide

Andi Bushati: Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI