Flash

Familjarët e 47-vjeçarit të vetëvarur: Na e vrau policia, e rrahën dhe ...

Lapsi.al 28 May 2018
Familjarët e 47-vjeçarit të vetëvarur: Na e vrau policia,

Ditën e sotme, 47-vjeçari Adrian Kallami u gjet i varur në banesën e tij në fshatin Barbullush të Shkodrës.

Familjarët e 47-vjeçarit pretendojë se policia e ka rrahur dhe i ka ushtruar presion psikologjik, duke e çuar drejt vetëvrasjes të ndjerin.

Është arrestuar nga polica pa pasur faj ditën e shtunë. Faj i gjithë rëndon mbi punonjësit e policisë, të cilët e kanë rrahur.”- shprehet kushrëriri i Kallamit, që shton se përgjegjës janë dy shefat e krimeve të komisariatit.

Vëllai i Adrianit thotë se policët e kanë goditur në fyt, dhe se njeri prej tyre e ka pohuar vetë këtë gjë. Ai shton se i ndjeri nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Sipas të vëllait, 47-vjeçari nuk kishte kryer vjedhjen për të cilën e fajësonte policia, dhe se në komisariat e kanë detyruar të firmosë një deklaratë, që ai vetë nuk dinte t’a lexonte, pasi nuk dinte të shkruante dhe të lexonte.

Adrian Kallami u arrestua ditën e shtunë nga policia për vjedhje.

Në njoftimin paraprak të Policisë pas vetëvrasjes së tij, thuhej se 47-vjeçari është gjetur i vetëvarur nga familjarët, por pa shenja dhune në trupin e tij.

Njoftimi i Policisë: 

Vau i Dejës, Shkoder

Informacion Paraprak

Me datë 28.05.2018 ora 13.45, jemi njoftuar se në fshatin Barbullush, Bashkia Vau Dejës në banesë, është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur, shtetasi A. K. 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune." 

Të këshilluara

Shkodër, vetëvaret 47 vjeçari

Një 47 vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Barbullush te Shkodrës.Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga të afërmit. "Me datë 28.05.2018 ora 13.45, jemi...

17:02

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI