Flash

Grabitja e Prokurorisë Durrës, zbulohen detaje të tjera nga ngjarja: Hajdutët kishin çelësin dhe një objektiv të qartë!

Lapsi.al 25 May 2018
Grabitja e Prokurorisë Durrës, zbulohen detaje të tjera nga

Autorët që grabitën Prokurorinë e Durrësit janë ndihmuar nga persona nga brenda këtij institucioni.

Këtu janë fokusuar hetuesit të cilët vunë në pranga të dyshuarit Artur Isa 49 vjeç dhe Besnik Bushi 54 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Dyshohet se ata kanë përdorur çelës për të hapur derën kryesore, pasi nga këqyrja nuk u gjetën as gjurmë thyerje dhe as ndonjë mundësi tjetër të futjes brenda ambjenteve. Burime të Prokurorisë i thanë ABC Neës se objektivi ka qenë i qartë.

Grabitja e fashikullit, e zyrës së prokurorit të antikrimit ekonomik Afrim Shehu si dhe një oficeri tjetër gjyqësor, zyrat e të cilëve ndodhen në katin e katërt të godinës. Fillimisht me sende të forta hapën derën e zyrës së Serverit, e dëmtuan atë dhe morën pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë dhe ndërhyrë në sistemin kompjterik. Qëllimi mbetej zhdukja e regjistrimit që kishte filmuar momentin e hyrjes së tyre në ambjentet e brendshme.

Pas kësaj ata i janë drejtuar zyrës së prokurorit hapën derën forcërisht, morën dosje dhe kompjuterin e punës. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe në grabitjen e zyrës së oficerit gjyqësor.

Nuk bëhet publike cilën dosje, por prokurori Shehu kishte nën hetim çështje të rënda korrupsioni ku të implikuar janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të qytetit bregdetar, por edhe hetim për grupe të strukturuara kriminale në drejtim të pastrimit të parave.

Pavarësisht se godina ruhej nga punonjësi Policisë Private, Nias Lena 56 vjeç, tashmë i ndaluar nga policisë, nuk ka parë gjë. Lidhur me rastin prokuroria, ashtu sikurse e postierit të prokurorisë, është mjaftuar të njoftojë se është regjistruar procedimi penal, por pa dhënë detaje mbi dokumentet apo dosjet e grabitura. Por ajo që duket se do të marrë përmasa edhe më të mëdha, janë disa të dhëna nga grupi hetimor.

Një burim i tha ABC Neës se në hetim përveç personave të autorizuar për mbajtjen e çelësave të institucionit, janë edhe oficerë gjyqësorë apo prokurorë. Ashtu sikurse edhe dy javë më parë autorët të cilët mendohet të jenë të njëjtët të grabitjes së korespondencës së prokurorisë, ishin njoftuar për kohën dhe itinerarin që korrieri i këtij institucioni do të merrte postës. Mbi dy të ndaluarit rëndon akuza “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”. /abcnews

Të këshilluara

Euro në Shqipëri pëson një tjetër goditje

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, ndonëse ritmet e nënçmimit janë ngadalësuar në krahasim me ditët e mëpa...

14:53

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI