Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Forcat speciale italiane zbarkojnë në Durrës, si u arrestua i 'forti' i Shijakut

Lapsi.al 14 May 2018
Forcat speciale italiane zbarkojnë në Durrës, si u arrestua i

Policia italiane ka sjellë Forcat Speciale në Shqipëri, ku vuri në pranga dy të shumëkërkuar në Itali. Ata ishin shpallur në kërkim prej vitesh nga drejtësia italiane dhe ndaj të cilëve kishte urdhër-arresti për krijim grupi të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacioni i kryer në Shqipëri, u mbyll në Itali pas një hetimi të koordinuara nga Prokuroria e Triestes, në bashkëpunim me Antidrogën, zyrën ndërlidhëse të policisë shqiptare në Bari dhe shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë.

Astrit Keçi dhe Shkëlqim Sufja, u zunë në befasi në banesa të mbrojtura, që i përdornin për të fshehur praninë e tyre në Shqipëri. Ata në vitin 2006 ishin kthyer në Shqipëri për t’iu shmangur kapjes pas një sërë hetimesh të kryera më 1998 dhe në 2006 si dhe ndaj masave të nxjerra ndaj tyre nga autoritetet gjyqësore në Milano dhe Rimini. Nga hetimet del se që të dy ishin figura kyçe të të ashtuquajturit “grupi Keçi”, që vepron në Shijak. Grupi Keçi konsiderohet si një prej organizatave kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI