Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Rama në Itali për "Kurban", gënjehen gazetarët "vëllai i ministrit në burg"

Lapsi.al 13 May 2018
Rama në Itali për "Kurban", gënjehen gazetarët

Pesë të rinj shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane pasi protestuan këtë mëngjes, ndaj Edi Ramës që ndodhet në Itali për promovimin e librit të tij Kurban.

Rama është në shoqërinë e Vitorio Zgarbit, një arkitekt italian, që pak kohë më parë ishte i ftuar special në zyrën e tij në kryeministri.

Incidenti ndodhi brenda ‘Sala Blu’ ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje ‘A4’ me një pamje që tregoi një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës.

Protesta ka të bëjë me mosekstradimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt që është i lirë në Shqipëri, pavarësisht se është i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali për trafik droge.

Gazetarëve që ishin të pranishëm gjatë incidentit duket se i kanë gënjyer. La Stampa shkruans e Rama iu përgjigj me një batutë të rinjve që protestonin, ndërsa për mediat aty u shpërnda lajmi i rremë, sipas të cilit vëllai i ministrit tashmë është në burg.

"Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta. "Nuk janë aktivistë, por kontestues që ndjekin kudo kryeministrin, duke ngritur pyetje pa asnjë bazë. Vëllai i ministrit të brendshëm është në burg, i arrestuar nga policia" shpjeguan për gazetarët nga qendra kulturore." shkruan La Stampa

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI