Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Si janë dhe si duken nga ekrani yjet e "Hollywood"

Lapsi.al 28 March 2018
Si janë dhe si duken nga ekrani yjet e "Hollywood"

Kur i shikojmë nga ekrani personazhet e famshëm, na krijohet ideja se janë njerëz të thjeshtë, të sjellshëm dhe shumë të dashur me publikun, por jo gjithmonë është kështu. Një pjesë e Vip-ave nuk janë ashtu siç mund t`i kemi imagjinuar. Cilët janë ata që kanë zhgënjyer fansat me sjelljet e tyre?

1

Rihanna

Rihanna është sjellë shumë keq me disa prej fansave të saj. Një prej fansave ka treguar publikisht për një episod të pakëndshëm me këngëtaren në një koncert. Një mikja e fanses së saj kishte shkuar me fëmijët në prapaskena dhe fëmijët ishin shumë të emocionuar që do ta takonin, por Rihanna refuzoi t`i takonte. Kur ata kërkuan autograf prej saj, ajo i kërkoi një prej balerinave që ndodheshin aty t`i largonte.

2

Justin Bieber

Bieber shquhet për humbjen e qetësisë me fansat. Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të bëjë më foto me fansat, pasi ndihet si një kafshë e kopshtit zoologjik.

3

Ariana Grande

Ariana jo vetëm ofendoi fansat e saj, por një shtet të gjithë kur u shpreh se i urrente amerikanët dhe Amerikën. Ajo po ashtu humbi pëlqimin e publikut kur u fotografua nga kamerat e sigurisë në një pastiçeri, ku konsumoi ëmbëlsira që nuk i kishte paguar.

4

Cameron Diaz

Aktorja nuk pëlqen të kalojë kohë me fansat as kur kjo është pjesë e punës. Në një premierë filmi me fansat, Cameron refuzoi të firmoste autografe dhe të bënte foto me adhuruesit e saj.

5

Kate Winslet

Në një premierë filmi në vitin 2012 ku adhuruesit po e prisnin në shi aktoren, ajo u tregua e pasjellshme me fansat dhe i pa ata me inat.

6

Sandra Bullock

Sandra njihet si një njeri i thjeshtë dhe i ëmbël, por mënyra si ka reaguar ndaj një fansi nuk tregon këtë. Kur fansi i kërkoi autograf ajo mbuloi fytyrën dhe i bërtiti.

Të këshilluara

Gigi Hadid në krahët e Lewis Hamilton

Pak ditë më parë, çifti i njohur Gigi Hadid dhe Zayn Malik njftuan ndarjes e tyre pas 2 vitesh lidhje së bashku. Edhe pse nuk kanë kaluar shumë që prej lajmit ...

16:15

Justin Bieber sjell albumin me motive fetare

Albumi i pestë i këngëtarit 24-vjeçar pritet që të jetë me motive fetare dhe pikërisht motive të krishtera. Kjo lidhet me faktin e besimit ashtu siç e ka pra...

15:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI