Flash

Mustafa Nano për Ilda Bejlerin: Më vinte turp që i përmenda emrin

Lapsi.al 17 March 2018
Mustafa Nano për Ilda Bejlerin: Më vinte turp që i përmenda

“Mua s’më dha asnjë ndjesi sepse me sa di Mustafa Nano nuk është as Chanel as Karl Lagerfeld, për sa kohë një njeri s’ka lidhje fare me atë që flet, janë disa gjëra që kur je pjesë e medias t’i injorosh. Në botën e showbiz ka aq njerëz me të cilët mund të merresh, pa fyer askënd, po besoj se ne si pjesë e sportit dhe medias nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera” – ishte reagimi i parë i Ilda Bejlerit pas komentit të Mustafa Nanos në programin e tij televiziv “Provokacija”.

Nano, duke komentuar veshjet e dy vajzave të ekranit, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri, tha se janë provokuese në programet televizive, madje shkoi edhe më tej me përshkrimin e mënyrës se si ato provokojnë: “Zona Gol” është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, vërsnike e Borës, quhet Ilda Bejleri. Veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme, gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate, shumë i shkurtër, tmerrësisht i shkurtër. Shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Një moderatore televizive, sipas meje nuk duhet të vishet në këtë mënyrë”,- thoshte në emisionin e tij Mustafa Nano.

Por i gjithë ky debat është kthyer në debat rrjeti, aq sa ka shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale. Sot, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Nano e vijoi debatin duke diskutuar për etikën e veshjes dhe duke u ndalur edhe te fenomeni Bejleri.

“...Mua më bezdis vulgariteti. Unë mendoj se një studioje të atillë televizive nuk i shkon ajo veshje. Duket sikur ka pasur një polemikë mes meje dhe asaj, por unë e kam me fenomenin. Harrojeni emrin e Ilda Bejlerit, tani është më vulgar se sa veshja që kishte. Të flasim për fenomenin. Vetëm përgjigjja që ka dhënë ajo, ne s’duhet t’i përmendim as emrin. Mua e fundit gjë që më shkon në mendje është të polemizoj me një qenie të atillë. Unë nuk isha përgatitur për këto gjëra. Unë jam marrë me dukurinë. Ajo është një qenie aq vulgare, sa unë nuk kam parë. Pas reagimit të saj, mua më vinte turp që i kisha përmendur emrin. Si mund t’i referohesh një njeriu të tillë, tani unë po merrem me të, kam rënën në grackë. Unë e gjykova në debatin estetik, nuk u mora me të, por me veshjen” – tha ndër të tjera Nano në program, por pa e lënë mënjanë debatin, i kërkoi falje publike Ildës duke sqaruar se nuk ka asgjë personalisht me moderatoren, por me fenomenin e veshjes.

 “Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Unë nuk kam punë me të, s’më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Unë i kërkoj falje, nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet.”

Të këshilluara

Dua Lipa merr vëmendje në Ellen Show (VIDEO)

Dua Lipa së fundmi anulloi koncertin mbështetës të Bruno Mars për arsye shëndetësore, u paraqit duke kënduar në ‘Ellen Show’. “Këtu do të perfomojë dy këngët...

18:00

Ggig Hadid, e lumtur pas ndarjes

Vetëm pak ditë më parë bënë publike ndarjen e tyre, pas dy vitesh së bashku. Bëhet fjalë për supermodelen Gigi Hadid dhe ish të dashurin e saj, Zayn Malik. D...

17:20

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI