Përveç shkëlqimit të VIP-ave në tapetin e kuq gjatë ndarjes së çmimeve Oscar, ajo që bëri më shumë përshtypje këtë vit ishin momentet komike që na dhuruan personazhet e famshëm gjatë mbrëmjes. Menjëherë interneti u mbush me meme, të cilat e bënë këtë mbrëmje edhe më të veçantë. Marie Claire ka publikuar disa prej këtyre momenteve, aspak të zakonshme, por shumë të bukura. Si për shembull, Helen Mirren piu një shot me tekila në tapetin e kuq. Jennifer Lawrence u kap në një moment, kur dukej shumë e lumtur duke mbajtur çantën në njërën dorë dhe gotën me verë në tjetrën. Çfarë mund të kërkonte më shumë? Aktorja Jennifer Lawrence pati dhe një moment tjetër edhe më komik. Ajo u fotografua teksa kalonte mbi karrigen e saj për të kaluar në rreshtin tjetër të ndenjëseve. Helen Mirren dukej e magjepsur kur zbuloi kabinetin me trofetë e Oscar në prapaskenë. Ansel Elgort pranë Emma Stone tregoi gjithë krenari lëvizjet e tij në tapetin e kuq. Emma Stone dukej shumë e lumtur që po shikonte dikë gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Tiffany Haddish doli në skenë e veshur me Uggs duke na treguar se ndihej si në shtëpi. Frances McDormand tregoi si duhet mbajtur trofeu kur fiton një Oscar. Steven Spilberg nuk mund të pushonte së qeshuri, kushedi me çfarë? Helen Mirren shëtiti në skenë me jet ski.