Flash

North, Stormi, Chikago, cili është kuptimi i emrave të fëmijëve Kardashian-Jenner

Lapsi.al 1 March 2018
North, Stormi, Chikago, cili është kuptimi i emrave të

Të gjithë janë sy e veshë kur bëhet fjalë për familjen Kardashian dhe sidomos kur bëhet fjalë për emrat e fëmijëve të tyre. Ato gjithmonë dinë si të tërheqin vëmendjen me emrat e veçantë që i`u vendosin fëmijëve të tyre.

Të gjithë emrat e motrave Kardashian dhe Jenner fillojnë me K. Kris Jenner, mamaja e tyre nuk ka dhënë asnjëherë një shpjegim për këtë. Megjithatë mendohet se ka të bëjë me shkronjën e parë të emrit të saj dhe atë të mbiemrit të bashkëshortit të saj të parë.

Mason ka të njëjtin kuptim në anglisht që Kardashian ka në armenisht - përpunues i gurit. Emri i mesëm i Mason është Dash dhe çuditërisht nuk ka të bëjë me emrin e dyqanit të veshjeve të Kourtney, por është shkurtim i Kardashian dhe është pseudonimi i gjyshit të tij nga mamaja.

Penelope është një emër grek që do të thotë `endës` dhe e ka prejardhjen nga `Odiseja`. Por Kourtney dhe Scott e zgjodhen këtë emër vetëm sepse i’u duk i lezetshëm. Emri i saj i dytë është Scotland dhe ia ka vendosur gjyshja e saj Kris.

North ishte emri që shkaktoi më shumë zhurmë në internet. Kim dhe Kanye kanë deklaruar se ata nuk e kishin menduar fare këtë emër, por ishte Pharrell ai që ua sugjeroi i pari, më pas Anna Wintour i`u tha të njëjtën gjë. Kim dhe Kanye e pëlqyen këtë emër dhe nuk e menduan gjatë.

Reign ishte një emër që Kourtney e ka mbajtur për disa kohë në listën e saj, që kur lindi fëmijën e saj të parë Mason. Kuptimi i emrit është `mbret` dhe ndoshta Scott ka lidhje me vendosjen e emrit pasi ai e thërret veten Lord Disick.

Saint, emri i djalit të parë të Kim dhe Kanye i`u vendos pasi ata gjatë gjithë shtatzënisë së Kim e kanë thirrur `i shenjtë`, sepse Kim pati një shtatzëni të vështirë.

Dream, vajza e Rob dhe Black Chyna, ishte si një ëndërr e bërë realitet për prindërit e saj, të cilët kishin rënë dakord për emrin para se të lindte. Emri i dytë i Dream është Renee si e ëma, që do të thotë `e rilindur’.

Chicago, emri i fëmijës më të vogël të Kim dhe Kanye ishte po ashtu shumë i komentuar. Chicago është vendi ku Kanye u rrit dhe e përmend shpesh në tekstet e tij, por çifti ende nuk e ka konfirmuar arsyen përse i vendosën këtë emër vajzës së tyre.

Stormi, më e vogla e familjes, erdhi në jetë pak ditë më parë, pasi Kylie e kishte mbajtur të fshehtë nga media shtatzëninë e saj. Ajo ende nuk ka dhënë një shpjegim për emrin Stormi, megjithëse mendimet dhe aludimet kanë qenë të shumta.

Emrat e këtyre fëmijëve kanë qenë të veçantë dhe shumë të komentuar, nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur bëhët fjalë për familjen Kardashian-Jenner.

Të këshilluara

Së shpejti dokumentari për Paul Walker

Ka qënë kompania  “Paramount Network” e cila ka marrë përsipër të realizojë një dokumentar për jetën e yllit te “Fast and Furious” Paul Walker. Aktori u nda nga...

13:30

Makina e Tupac në ankand,mijëra dollarë

Vetura në të cilën u vra reperi Tupac Shakur ka dalë në ankand për shitje. Reperi dhe një ndër artistët më të suksesshëm amerikanë ishte vrarë më 7 shtator t...

12:04

Ndërron jetë regjisori Luis Gillbert

Luis Gilbert, regjisor i tre filmave ikonike rreth agjentit sekret britanik James Bond, vdiq në moshën 98-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga producentët e filmave t...

11:40

Afërdita Dreshaj jep lajmin e martesës

Pas fejesës që bëri bujë në rrjetet sociale,Afërdita Dreshaj do t’i drejtohet altaritas më shpejt e as më vonë se këtë verë. Lajmi është bërë i ditur nga Revis...

11:10

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI