Flash

Shikoni videon që paralajmëroi përplasjen mes Rita Orës dhe Dua Lipës 3 muaj më parë

Lapsi.al 19 February 2018
Shikoni videon që paralajmëroi përplasjen mes Rita Orës dhe

Të paktë ishin ata që dinin diçka për raportin jomiqësor mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare dhe me famë botërore. Fakti që të dyja vinin nga i njëjti vend dhe ishin rritur po në të njëjtin ambient, kishte krijuar përshtypjen se midis Rita Orës dhe Dua Lipës, duhej të kishte një miqësi të fortë.

Familjet e tyre njiheshin, Dua, më e vogël se Rita, kishte afërsi me motrën e kësaj të fundit dhe në Londër ishin pjesë e një rrethi shoqëror të përbashkët të prishtinasve të suksesshëm në Britani.

Njerëzit pranë tyre tregojnë se Dua, në fillimet e karrierës së saj, ka kërkuar mbështetjen e Ritës, e cila tashmë kishte arritur famën ndërkombëtare. Por impenjimet apo mosdëshira e Ritës, nuk e bëri të mundur diçka të tillë. Dua ia doli të ngjitet në skenën botërore, dhe që atëherë duket se në raport me patrioten e saj është më shumë në një sfidë se sa në një miqësi, që në kushte normale do të duhej të ekzistonte mes tyre.

Në programin e TV Klan, "Jo vetëm modë", gazetari Eni Shehu ka ndërtuar, tre muaj më parë, historinë e këtij raporti të vështirë mes dy yjeve të muzikës botërore.

Më poshtë reportazhi i Eni Shehut:

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=Ix3Jrl1ZTvs&feature=youtu.be&app=desktop[/embed]

Të këshilluara

Stresi i jep fund beqarisë, fejohet (FOTO)

I ftuar në emisionin “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani, reperi u shpreh se kishte 3 vite me këtë vajze dhe askush nuk e mori vesh as media dhe as familja,...

17:43

Kur bëhen bashkë yjet e filmave aksion

Miqtë e vjetër takohen sërish dhe mbase një foto e tillë mund t’ju mungonte koleksionit tuaj. Ketë e njoftoi Jean Claude Van-Damme me anë të një postimi në rrje...

16:54

Këta do të jenë prezantuesit e "Oscar 2018"

Akademia bëri të ditur emrat e parë të yjeve që më 4 mars do të ngjiten në skenën e “Oscar”-it për të dorëzuar statujat prestigjioze. Në grupin e parë janë ...

16:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI