Flash

Këngëtari Blero nën hetim nga prokuroria

Lapsi.al 7 February 2018
Këngëtari Blero nën hetim nga prokuroria

Këngëtari Blero Muharremi i njohur shkurt si “Blero” është nën hetim nga Prokuroria e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për portalet e Kosovës edhe prokurori Atdhe Dema.

“Po. Ky person është nën hetim. Jam në seancë dhe nuk mundem të flas më tepër”, - ka thënë prokurori Dema, por pa zbuluar se për çfarë po hetohet këngëtari.

Mësohet se javën e kaluar Blero ka qenë në Prokurori. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari, por nuk ka bërë komente mbi arsyet e marrjes në pyetje.

Ndërkohë “Kosovarja” shkruan se para 2 viteve Blero ka qenë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës për akuzën “armëmbajtje pa leje”. Këtë herë gjërat janë të paqarta dhe ende nuk është bërë e ditur për çfarë po hetohet këngëtari.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI