Rihanna surprizoi fansat dhe të pranishmit në event me performancën e saj me këngën “Wild Thoughts” në Grammy Awards. E veshur me një fustan rozë të gjatë dhe dekoltenë e hapur bukuroshja për pak u bë pjesë e një incidenti në mes të skenës, ku për pak i doli gjoksi.

Por jo vetëm performanca e saj, por edhe kilet e tepërta dhe prania e të dashurit të saj bilioner në event nuk i kanë shpëtuar syrit të gazetarëve. Në festën e organizuar pas eventit Riri ka shkuar e shoqëruar nga i dashuri i saj Hassan Jameel, me të cilin duket se po kalon një histori të bukur dashurie.