Flash

Rrëfehet prezantuesja televizive: Një femër e njohur ka dashur të abuzojë seksualisht me mua

Lapsi.al 22 January 2018
Rrëfehet prezantuesja televizive: Një femër e njohur ka dashur

Prezantuesja Elinxhel Shkira ka treguar se është ngacmuar seksualisht kur ishte 14 vjeç. Deklaratat ajo i bëri sonte gjatë emisionit ‘Opinion’, ku po diskutohej çështja e skandalit të ngacmimeve seksuale në Hollywood. Sipas saj personi që e ngacmonte ishte një femër e përfshirë në botën e televizionit në Shqipëri. Elinxhel Shkira u shpreh se kjo ngjarja e ka traumatizuar për vite me radhë derisa e kapërceu si problem. Por ajo nuk e zbuloi emrin e femrës e cila e kishte ngacmuar seksualisht.

“Një person i njohur, femër madje, ka dashur që për hir të famës të bënim gjëra të pa hijshme. Të na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë, kjo gjë më ka terrorizuar, ajo kërkonte të bënin gjëra të pa hijshme me meshkujt të mëdhenj dhe në këmbim të kësaj merrte përfitime e sponsorizime. Kur të jem shumë e fuqishme unë do ta them kush është. Unë kam qenë 14 vjeç dhe unë jam terrorizuar dhe jam tërhequr nga ëndrra ime për televizionin rreth 10 vite”, tha Shkira.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Fustanet e veçanta në "SAG Awards"

Pas Golden Globes, artistet e Hollwyood hoqën ngjyrën e zezë dhe iu rikthyen fustaneve mahnitëse në tapetin e kuq. Përvec ceremonisë së ndarjes së çmimeve n...

19:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI