Flash

Pas lajmeve për abuzime seksuale, aktoret heqin dorë nga Woody Allen

Lapsi.al 22 January 2018
Pas lajmeve për abuzime seksuale, aktoret heqin dorë nga Woody Allen

Regjisori 82-vjeçar ka mohuar akuzat pas akuzave të rënda të bëra nga ana e Farrowit gjatë një interviste të dhënë për kanalin televiziv CBS, në të cilën pohoi se babai i saj Woody Allen kishte abuzuar seksualisht me të në vitin 1992, kur ajo ishte shtatë vjet. Allen, i cili nuk po ndiqet penalisht për këto akuza, ai kishte mohuar këto pretendime edhe në vitin 2014 për revistën New York Times. Dilan pohon se nëna e saj kurrë nuk e sfidoi akuzën, por e inkurajoi atë të thoshte “të vërtetën”. Vëllai i saj, gazetari Ronan Farrow, mbështet fuqishëm motrën në akuzat kundër Allenit. Farowin e mbështeten edhe aktoret e famshme hollivudiane, Natalie Portman dhe Reese Ëitherspon. Aktorja Greta Gerwig dhe Timothee Chalamet, i cili luajti në filmat regjisorit, shprehu keqardhje për këtë, ndërsa një pjesë e të ardhurave të tyre nga filmat u kanë dhuruar shoqatës që mbështesin viktimat e dhunës seksuale. Vetëm Alec Boldwin i doli në mbrojtje regjisorit, i cili e përshkroi situatën si “të padrejtë dhe të trishtuar”.

Të këshilluara

Harry Styles vjen si James Bond

Ai mori mjaft komente të mira për aktrimin në filmin “Dunkirk”. E Harry Styles është në vëmendjen e producentëve të filmave “James Bond”, të cilët kanë lënë ...

15:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI