Flash

6 episodet e "Games of Throne" në transmetim gjatë 2019-ës

Lapsi.al 5 January 2018
6 episodet e "Games of Throne" në transmetim gjatë

6 episodet finale të “Game of Thrones” do të transmetohen në 2019-tën: Produksioni i sezonit të tetë nisi në muajin tetor e do të zgjasë deri nga mesi i këtij viti përpara se HBO-ja te jete gati ta transmetoje vitin qe vjen. adhuruesve te serialit tejet popullor do t’ju duhet të presin edhe ca për finalen e tij te madhe. “Game of Thrones” është hiti më i rëndësishëm që HBO ka shënuar ndonjëherë, me 30 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ushtri fansash të devotshëm anembanë globit. Sezoni përfundimtar i tij pritet të zbulojë se cila prej familjeve luftarake të shtatë mbretërive të trilluara të Westeros do të fitojë luftën shumëbrezëshe për kontrollin e fronit të hekurt. Kreu i programit, Casey Bloys, sqaroi se do të filmohen disa përmbyllje të mundshme të serialit me qëllim shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi fundin e sagës. Gjithë çfarë dihet, është ajo që krijuesit e show-t, David Benioff dhe D.B Weiss, kanë thënë për “Entertainment Weekly” se duan që “Game of Thrones” të ketë një fund sa më spektakolar që të jetë e mundur.

Hendeku i thellë kohor mes sezoni shtate dhe tete do t`i japë autorit George RR Martin mundësinë që të përfundojë një apo dy librat e rinj mbi të cilët njoftoi në muajin korrik se po punonte. Seritë televizive kane avancuar tashmë ndjeshëm përtej romaneve të tij të botuara të “Akullit dhe Zjarrit”.

Të këshilluara

Tuna rikthehet me bashkëpunim

Gjithçka flitet për këngëtaren s’ka lidhje me muzikën, detaj ky që sigurisht nuk i ka pëlqyer fansave të Tunës të cilët vazhdimisht e pyesin se kur do të jetë r...

15:16

Nicky Minaj i jep fund lidhjes me Nas

Nicki Minaj dhe Nas nuk janë më së bashku. Burime të afërta pranë çiftit kanë bërë të ditur se të dy reperët janë ndarë disa javë më parë. Ata ishin në lidh...

14:45

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI