Flash

Angela Martini: U martova papritur, dëshirë e momentit

Lapsi.al 5 January 2018
Angela Martini: U martova papritur, dëshirë e momentit

Angela Mrtini u martua gati dy javë më parë me Dragos Savulescu. Martesa e saj na kapi në befasi, pasi nuk dinim akoma që ishin fejuar, por me sa duket në befasi i paska zënë edhe dy të dashuruarit. Në një intervistë për një televizion në Rumani, të siguruar nga revista “Who”, Angela ka treguar të gjitha detajet e dasmës së saj të paplanifikuar. “Nuk ishte e planifikuar, në fakt u vendos në momentin e fundit. Ne as nuk u fejuam më parë. Ishim në LA dhe një nga miqtë tanë na ftoi të shkojmë në Vegas. Unë dhe Dragos ramë dakort dhe në mëngjes ditën përpara se të niseshim për në Vegas, u zgjuam pranë njëri-tjetrit dhe duke u parë në sy thamë le të martohemi. Filloi si një shaka.”, tregon Anxhela. E si mund të organizosh një dasmë në një kohë kaq të shkurtër? Epo kjo bëhet vetëm nëse martohesh me Dragos Savulescu, i cili është kujdesur për gjithçka, madje edhe për fustanin e çuditshëm e seksi të nusërisë që Angela veshi.

“Unë shkova për shopping me shoqen time, për të gjetur një veshje që të kisha mundësi më vonë për të organizuar s gjërat e tjera, por ora shkoi 18:30 dhe unë i telefonova Dragos dhe i thashë: “I dashur unë nuk kam një fustan, nuk mund të gjej asgjë, nuk e di çfarë të vesh”… Ai më tha mos u shqetëso dhe vendosi që të mos vishesha me një fustan të bardhë, sepse e zgjodhi ai çdo gjë për ne. Ai erdhi dhe më tha di tre dyqane, bëri zgjdhjen dhe unë isha duke parë fustanin dhe i thashë “Nuk mund të martohem kështu”. Ai më tha ky fustan është unik, është ndryshe nga të tjerët dhe ti kështu duhet të vishesh”, ka thënë Angela. Ndoshta e paplanifikura, por dasmë më romantike se e Angela-s vështirë se kemi parë.

Të këshilluara

Tuna rikthehet me bashkëpunim

Gjithçka flitet për këngëtaren s’ka lidhje me muzikën, detaj ky që sigurisht nuk i ka pëlqyer fansave të Tunës të cilët vazhdimisht e pyesin se kur do të jetë r...

15:16

Nicky Minaj i jep fund lidhjes me Nas

Nicki Minaj dhe Nas nuk janë më së bashku. Burime të afërta pranë çiftit kanë bërë të ditur se të dy reperët janë ndarë disa javë më parë. Ata ishin në lidh...

14:45

Elvana Gjata vjen me projekt të ri (FOTO)

Elvana nuk ka qenë shumë aktive kohët e fundit në rrjetet sociale. Ajo për momentin ndodhet në Shtetet e Bashkuara nga ku po punon për projektet e reja muzikore...

12:10

Futbollisti Samir Ujkani bëhet baba (FOTO)

Bashkëshortja e tij ka sjellë dje në jetë një vajzë. Ka qenë vetë portieri që ka dhënë lajmin e bukur me anë të një postimi në Instagram. Portieri ...

11:21

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI