Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

VIDEO/ Maskat grabisin marketin, policia arreston pijanecin që mori një shishe raki

Lapsi.al 9 December 2017
VIDEO/ Maskat grabisin marketin, policia arreston pijanecin që mori

Një ngjarje e pazakontë ndodhi 4 ditë më parë në qytetin e Sarandës. Një market ushqimor u grabit dhe policia arrestoi një 48-vjeçar si autor të ngjarjes. Sipas policisë, Leonard Dano, banues në Sarandë ka thyer portën prej xhami të marketit dhe ka vjedhur paketa cigaresh, 12 mijë lekë, 350 euro si dhe disa shishe me pije të ndryshme alkoolike.

Por, sipas pamjeve te kamerave te sigurisë të publikuara nga portali Saranda Web në Facebook duket qartë se në market kanë hyrë dhe kanë vjedhur 2 persona të tjerë më parë, ndërsa Leonard Dano është futur 1 orë më pas vjedhjes. Personi i arrestuar është i alkoolizuar dhe ka hyrë në market 1 orë pasi hajdutët ishin larguar. Nga pamjet e kamerave duket se 48 vjeçari i dehur ka hyrë dhe ka marrë vetëm një shishe pije alkoolike.

Kjo nuk e ka penguar gjykatën e Sarandës të caktojë ndaj Leonard Danos masën e sigurisë ''Arrest me burg''. Nëna e Leonard Danos kërkoi që djali të lirohet, pasi ka marrë vetëm një shishe raki, ndërsa ishin të tjerë ata që grabitën marketin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI