Flash

Gruaja rrëfen dhunën e tmerrshme nga burri i alkolizuar. Kërkon divorcin pas 30 vitesh martesë

Lapsi.al 5 December 2017
Gruaja rrëfen dhunën e tmerrshme nga burri i alkolizuar. Kërkon

Në Shqipëri gratë po denoncojnë përherë e më tepër dhunën në familjet e tyre.

Ato kërkojnë divorce në gjykatë dhe urdhëra mbrojtjeje, pas shumë vjet martesë dhe disa fëmijë.

Në materialin e sotëm, po sjellim historinë e Teutës, e cila dhunohet prej shumë vitesh nga i shoqi.

(Emri, mosha dhe zëri i saj janë ndryshuar për arsye sigurie).

Teuta 48 vjeçare, nënë e 5 fëmijëve, sapo ka ardhur nga gjykata, ku kërkoi divorcin me bashkëshortin e dhunshëm pas 30 vjet martesë të vështirë.

Emri dhe mosha e saj mund të mos jenë të vërteta, por dhuna që ajo pëson rregullisht në familje është një dëshmi e dhimbshme e asaj çfarë ndodh çdo ditë prapa mureve të privacisë së familjeve shqiptare.

“Burri më shante e më godiste vazhdimisht. Ai më ndiqte me thikë derisa largohesha nga shtëpia, në një rast tjetër u përpoq të më shtynte të bija në rrymë elektrike, madje edhe më ka kërkcënuar se do të hidhte nga dritarja, duke hapur kanatine saj. Nuk duroj dot më dhe aq sa kam duruar dhe e kam fshehur dhunën e për shumë vite, e kam bërë vetëm për fëmijët, që të rriteshin ata” - tha Teuta.

Bashkëshorti i alkoolizuar e nisi dhunën fizike dhe psikologjike pas dhjetë vjetëve të para të martesës.

Teuta duroi dhe e fshehu këtë dhunë mbi 20 vjet, me shpresën se ai do të përmirësohej, por 5 vjetët e fundit dhuna u bë e padurueshme dhe e rrezikshme për jetën e saj.

Atëherë ajo kërkoi divorcin në gjykatë dhe ndihmën e Qendrës Komunitare “Sot për të Ardhmen”.

Psikologë të saj e shoqërojnë kudo, ndërsa Teuta merr mjekime të ndryshme pas dhunës dhe ankthit që pëson prej afro dy dekadash.

Teuta thotë se tani nuk mban ansjë shpresë që martesa e saj mund të shpëtohet, ndaj kërkon divorcin nga dhunuesi i saj i alkoolizuar, i cili rriti edhe fëmijët në një mjedis dhune, sharjesh, pasigurie e rreziqesh, pasi edhe ai është i sëmurë rëndë nga organet e shkatërruar nga pija dhe merr një grusht ilace, që i gjen me vështirësi ngaqë nuk punon.

Në qendrën komunitare “Sot për të ardhmen”, ekspertet pohojnë se megjithëqë drama e Teutës është shokuese, ky është një rast, që mund të konsiderohet i lehtë në krahasim me dhjetëra gra e vajza të tjera, që kërkojnë aty ndihmë në kushte disa herë më të rënda.

Aktualisht gjatë këtij viti janë bërë 3600 denoncime, 2000 kërkesa për urdhëra mbrojtje dhe 14 gra kanë humbur jetën vetëm nga dhuna në familje.

“Rasti i Teutës është vetëm njëra prej qindra ngjarjeve, që dëgjojnë dhe ndihmojnë organizatat e shoqërisë civile si Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”. Përditë denoncimet shtohen në Tiranë, Durrës, Lezhë e gjithë qytetet ku ka qendra sociale” - tha Fabiola Egro, drejtuese e Qendrës.

Pas divorcit nga babai i dhunshëm i 5 fëmijëve të saj, Teuta nuk ka asnjë plan për të ardhmen e vet, por vetëm të shkojë sa më larg njeriut, që i ka rrezikuar jetën disa herë, pasi e fyen dhe e godet për vite me radhë.

Pas këtij vendimi, ajo është sërish në rrugë të madhe, pa strehë, pa mbrojtje, pa punë, pa të ardhura dhe pa sigurinë për jetën, që duhej t’i jepte një familje aq e madhe, të cilës ajo vetë i dha jetë nga e vetja për 3 dekada./voa

Të këshilluara

Gjendet 25 kg drogë në Karaburun

Sot në brigjet e Karaburunit policia ka gjetur 25 kg drogë.Lënda narkotike ishte e mbledhur në një pako, ndërsa për momentin nuk dihet ende se kujt i përket apo...

16:04

Tiranë, gruaja var veten në banesën e saj

Në ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë. Një 40 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi ka varur veten në ambientet e banesës së ku jetonte. Policia ...

15:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI