Flash

Presidenti Meta merr si këshilltar për sigurinë ish-kreun e SHISH

Lapsi.al 15 November 2017
Presidenti Meta merr si këshilltar për sigurinë ish-kreun e SHISH

Ndërsa kryeministri Edi Rama e propozoi si ambasador në NATO ish-kreun e SHISH, Visho Ajazi, Presidenti Ilir Meta ka marrë si këshilltar për sigurinë një tjetër ish- kryetar të Shërbimit Informativ Shtetëror. Eshtë fjala për Bahri Shaqirin.

Ai ka qenë kreu i SHISH nga 2005deri në 2012 si dhe më pas zëvendës minsitër i Transporteve.

Kush është Bahri Shaqiri

Para emërimit të tij si Këshilltar i Presidentit, Shaqiri ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, prej muajit Shkurt 2016. Shaqiri ka shërbyer pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në postin e Këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes, në periudhën 2014 – 2015.

Shaqiri ka mbajtur postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) për një periudhë rreth tetë vjeçare, prej vitit 2005 deri në vitin 2012. Karrierën e tij në SHISH e ka nisur në vitin 2002, si Shef i Kabinetit të Drejtorit të SHISH, dhe njëherazi Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Shaqiri ka qenë anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nga 2005 deri në vitin 2012, si dhe anëtar i Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë Kombëtare, nga viti 2005 deri në vitin 2012.

Përgjatë viteve, Shaqiri ka kryer trajnime në fushën e sigurisë kombëtare dhe të menaxhimit. Më herët, Shaqiri ka qenë i angazhuar në sektorin privat për tetë vjet, si jurist dhe këshilltar ligjor, prej vitit 1994 deri në vitin 2002. Shaqiri e nisi karrierën e tij, pas diplomimit, si jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Financiare, ku shërbeu prej vitit 1992 deri në vitin 1994.

Shaqiri ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit Juridik, Universiteti i Tiranës, prej nga është diplomuar me titullin Jurist në vitin 1992. Në vitin 2006 përfundoi studimet pasuniversitare për ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci’ pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare. Më tej, në vitin 2010, mori titullin Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Shqiptar.

Në vitin 2005 i është akorduar titulli ‘Avokat’ nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë. Ndërsa në vitin 2009 është certifikuar auditues i brendshëm në sektorin publik nga Ministria e Financave.

Shaqiri u lind më 8 Qershor 1970, në Tiranë. Është i ve dhe ka dy djem.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI