Flash

Përplasja me armë në shëtitore, arrestohet pas 2 muajsh i shpalluri në kërkim

Lapsi.al 15 November 2017
Përplasja me armë në shëtitore, arrestohet pas 2 muajsh i

Diomet Musa, 30-vjeçari nga Saranda i shpallur në kërkim prej dy muajsh si i përfshirë në një përplasje me armë me tre të plagosur në këtë qytet, u arrestua ditën e sotme.

Policia sqaron se për Musën gjykata ka dhënë masën arrest me burg për dy vepra, atë të plagosjes së rëndë me dashje dhe prodhimit e mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Një grup personash u përfshinë në një përplasje me armë gjatë orëve të natës së 28 Gushtit, në lagjen numër 1 të Sarandës.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur Antonio Shyti, Besim Xhafa dhe Fisnik Musaj.

Nga hetimet u arrit në përfundimin se Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj dhe A.Q., u përplasën fillimisht fizikisht me Fisnik Musajn dhe të arrestuarin e kësaj të mërkure, Diomet Musën. Konflikti, i cili ndodhi për motive të dobëta, degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI