Flash

20 vite burg për atentatorin e të burgosurit në Vaqarr, avokati akuza prokurorisë

Lapsi.al 15 November 2017
20 vite burg për atentatorin e të burgosurit në Vaqarr, avokati

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 20 vite burg Ergys Kolaverin, si autorin e atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit, në korrik të 2016-ës.

Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për Kolaverin, por Gjykata vendosi për 20 vite burg.

Avokati i Kolaverit, Sajmir Vishaj deklaroi se vendimi është i turpshëm dhe janë falsifikuar provat. Në prononcimin e tij për Report TV, Vishaj u shpreh se Ergys Kolaveri nuk ka qenë në vendin e krimit siç pretendon akuza.

Në 30 korrik të 2016-së, një atentat me snajper iu bë Gazmir Daçit në burgun e Vaqarrit, kur ai ishte në oborrin e burgut. Sipas akuzës, ishte Ergys Kolaveri ai që qëlloi me snajper nga një kodër aty pranë.

Plumbi nuk kapi Gazmir Daçin, por një të dënuar nga Kosova. Sipas Prokurorisë, Kolaveri ishte i pajisur me një armë të sofistikuar snajperi dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për t’a qëlluar. Sipas prokurorisë, Kolaveri kreu atentatin për motive hakmarrje, pasi Gazmir Daci ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit që u dënua sot me 20 vite burg.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI