Flash

Berisha denoncon me emra: Doganierët kalojnë kamionin kontrabandë dhe arratisen në Greqi

Lapsi.al 15 November 2017
Berisha denoncon me emra: Doganierët kalojnë kamionin kontrabandë

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se pas kalimit të mallrave kontrabandë me kamion në pikën kufitare të Qafë Botës, 2 doganierët dhe 2 shoferët janë arratisur në drejtim të Greqisë. Sipas qytetarit dixhital personi kryesor në këtë kontrabandë mallrash është përgjegjësi i turnit Endri Dafa.

“Doganieret e Narkoshtetit te Norieges kalojne kamionin kontrabande dhe arratisen ne Greqi!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb

“Si kalove z.doktor?

Po ju bej me dije se dje kane kapur nje kamion me mallra kontraban ne aksin qaf-bot sarande.kamioni ka kaluar nga pika doganore qaf-bot.personi kryesore ne kete mega kotraban qe ka kohe qe vazhdon esht pergjesi i turnit endri dafa i cili ka nje ceshtje ende te pa mbyllur ne ne prokurorin e fierit me skandalin e naftes qe eshte bere publike nga criën axhens.endri gjithashtu esht miku i ngusht i mirjan priftit.gjithashtu i ndihmuar dhe drejtori i kufirit perparm xhafer i cili mer pjesen rregullisht nga endri dafa.gjithashtu dhe miku i ngusht i cakos.te pershendes!

Dhe dicka tjeter shum pikante,i qith turni i doganes qaf-bot jane aratisur ne greqi”

“Mirdita.

Nje fakt shume i rende ne kufirin e doganes se Sarandes.

Policia e krimit ekonomik te Sarandes dje sekuestroi nje kamion plot me televizora kontrabande qe sapo u futen nga dogana e Q.Botes.

Kamioni i kaluar kontrabande nga doganieret e ndrikulles se doganave u kap ne flagrance.

Behet fjale per nje grup te organizuar dhe qindra miliona leke.

Por hetuesit e doganave duan ta mbyllin dhe ta fshehin kete fakt trondites ku kalon kamioni diten per diell pa asnje dokument.

Prokuroria po kerkon doganieret qe u arratisen menjehere ne token greke.”

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI