Flash

“Forca e ligjit”/ Arrestime në Fier për vrasje, pengmarrje dhe trafik kokaine

Lapsi.al 15 November 2017
“Forca e ligjit”/ Arrestime në Fier për vrasje, pengmarrje

Goditja e parë për operacionin “Forca e ligjit”, që drejtohet nga agjentë të huaj, ka nisur nga Fieri. Të arrestuar janë Kujtim Kuçi,Bashkim Ahmeto dhe Dritan Tusha.

Dyshimet ndaj këtyre personave sipas policisë janë për akuza të rënda si vrasje, pengmarrje dhe trafik kokaine, heroine dhe kanabisi. Policia tha se janë sekuestruar një kompleks shërbimesh që përfshinte një hotel, restorant, karburante dhe disa shtëpi në Fier, Tiranë dhe Golem.

Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, shtetasit Kujtim Kuçi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krëhëra me fishekë.

Bashkim Ahmetos iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë.

Dritan Tushës iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material veç armëve të zjarrit dhe drogës, edhe:

– 4 automjete, njëra e blinduar;

– 2 armë gjahu;

– 1 dedektor valësh;

– shkop gome;

– 2 thika me përmasa të ndryshme;

– 8 telefona celularë;

– 900 euro.

Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht.

Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre.

Deri tani janë identifikuar disa prej pasurive, si:

– 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti;

– 2 automjeje;

– 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem;

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI