Flash

Si e nisi emisionin “Top Story”, Sokol Balla ditën e largimit nga lajmet e TCH

Lapsi.al 14 November 2017
Si e nisi emisionin “Top Story”, Sokol Balla ditën e largimit

Këtë të martë gazetari Sokol Balla u njoh me vendimin e Top Channel për tu larguar nga drejtimi i Departamentit të Informacionit. Ishte ky një nga lajmet më të komentuara dhe që ka qarkulluar rrufeshëm në portalet shqiptare.

Vetë televizioni e konfirmoi largimin me një njoftim të shkurtër ku thuhej se: “Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00”.

Vetë Balla ka anashkaluar komentet për këtë lëvizje të fortë në karrierën e tij. Të martën në mbrëmje e nisi emisionin duke folur direkt për temën e bisedës së asaj ditë që lidhej me buxhetin e shtetit: “Të enjten në Kuvend do të votohet buxheti i shtetit...”. 

Të këshilluara

Arrestohet nënprefekti i Tiranës

Nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, u arrestua pasditen e sotme nga policia disa orë pas shpalljes në kërkim. Nënprefekti u shpall në kërkim me vendim gjykate...

17:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI