Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Kryemadhi: Buxheti i bujqësisë më i vogël se një nga koncesionet e miqve të Ramës

Lapsi.al 14 November 2017
Kryemadhi: Buxheti i bujqësisë më i vogël se një nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama po përdor paratë e vendit për t’i bërë qoka miqve të tij dhe jo bujqësisë.

Ne një takim me ekspertë ku u diskutua për buxhetin e bujqësisë, Kryemadhi shtoi se një nga koncesionet që jep Rama ka më shumë buxhet se ai i bujqësisë.

“LSI ka kërkuar përherë buxhet më të madh për bujqëinë. Kryeministri ka bërë qoka për miqtë e tij. Buxheti i bujqësisë është më i vogël se vetëm një nga konçesionet e tij. Kjo është qesharake. LSI ka nxjerrë disa tema kryesore që e shqetësojnë fermerin shqiptar. Ku është dora e shtetit për të zgjidhur problemet e tokës?” - tha Kryemadhi.

Në takim foli edhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili u shpreh se buxheti i caktuar nga qeveria Rama për bujqësinë është pamjaftueshëm dhe se ka lënë në harresë fshatin.

“Pamë vetëm rilindje pedonalesh, ndriçime, fasadash, nuk pati rilindje të fshatit. Gjysma e popullsisë së vendit është në fshat. Rritja e buxhetit është totalisht e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e fermerit.” - tha Panariti.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI