Flash

Zbardhet urdhëri i Ruçit për seancën plenare të së enjtes

Lapsi.al 14 November 2017
Zbardhet urdhëri i Ruçit për seancën plenare të

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin për rendin e ditës së seancës plenare të së enjtes, ku në rendin e ditës është përfshirë projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm si dhe e gjithë paketa fiskale që e shoqëron atë.

Pritet që kjo e enjte të jetë e mbushur me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Kujtojmë se Lulzim Basha e ka cilësuar buxhetin si shkrirjen mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimine parave të pista. Sipas Bashës, krimi do të depërtojë edhe në biznes e banka, sikurse ka bërë në politikë.

“Buxheti 2018 është shkrirja mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimin e parave të pista!” – u shpreh Lulzim Basha ditën e djeshme.

Edhe Monika Kryemadhi ka kontestuar ashpër këtë buxhet. Sot ajo u shpreh se buxheti i bujqësisë është më i vogël se vetëm një koncesion i miqëve të Ramës. Sipas LSI-së, qeveria në këtë mënyrë po pastron paratë e kriminelëve. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Arrestohet nënprefekti i Tiranës

Nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, u arrestua pasditen e sotme nga policia disa orë pas shpalljes në kërkim. Nënprefekti u shpall në kërkim me vendim gjykate...

17:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI