Flash

Nga 1 prilli bizneset me fitim mbi 2 mln lekë do të paguajnë TVSH, përjashtohen hotelet

Lapsi.al 14 November 2017
Nga 1 prilli bizneset me fitim mbi 2 mln lekë do të paguajnë

Duke filluar nga data 1 prill i vitit të ardhshëm, bizneset që kanë qarkullim vjetor më të madh se 2 milionë lekë do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave në fund të javës së kaluar. Të vetmet kategori që nuk do të përfshihen në pagimin e TVSH-së, sipas vendimit të qeverisë janë subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë. Edhe për prodhuesit bujqësorë që i nënshtrohen regjimit të veçantë, skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë, është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik.

Vendimi nuk parashikon përjashtime për profesionet e lira dhe subjektet që ofrojnë shërbime (p.sh. parukeri etj.). Nga ky vendim pritet të hyjnë menjëherë në skemë rreth 22 mijë biznese që sot deklarojnë qarkullim vjetor më të madh se 2 milionë lekë dhe presioni do të jetë i lartë edhe për 25 mijë biznese të tjera që deklarojnë nën 2 milionë lekë, por vlerësohet që e kalojnë këtë kufi. Pra në total rreth 47 mijë biznese do të duhet të paguajnë TVSH nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI