Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Kryebashkiaku i përgjigjet Ramës: Pse heshte dy vite për shkarkimin tim 

Lapsi.al 13 November 2017
Kryebashkiaku i përgjigjet Ramës: Pse heshte dy vite për

Kryetari demokrat i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj u shpreh se nuk ka asnjë çështje civile apo penale as në Itali dhe as në Shqipëri. PS pretendon se Kapllanaj është dënuar me dy vite burg në Italin për vjedhje.

Duke folur për emisionin “Tonight”, Kapllanaj u shpreh se gjithçka rreth tij e ka deklaruar dy vite më parë kur kandidoi. Nëse PS do të kishte pasur një problem, sipas Kapllanajt, mund t’a kishte shqyrtuar në çdo kohë.

“Nuk kam pasur asnjë çështje civile jo më penale as në Itali as në Shqipëri. Çfarë kam pas e kam deklaruar aty e ka pas PS, deklarimin tim ta kishin shqyrtuar në çdo kohë.

Kam blerë një makinë që ishte e vjedhur, nuk më është ndaluar hyrja në Itali, kam rënë viktimë, pasi makina ka rezultuar e vjedhur. Gjatë viteve që kam në Itali nuk kam qenë asnjë ditë në burg. Çdo gjë e kam deklaruar në fillim, jam i hapur të hetohem”. /LAPSI.AL

Të këshilluara

Vdes në QSUT i dënuari për vrasje

Një i dënuar për vrasje, ka ndërruar jetë ditën djeshme në spital. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në reaminacionon e QSUT-së, ku 74-vjeçari me inicial...

19:28

Lubonja: Pse po hesht Saimir Tahiri

Fatos Lubonja u shpreh se heshtja e Saimir Tahirit pas ngjarjes në Elbasan, ku një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit në makinë, ka p...

18:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI