Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Pendohet një nga të arrestuarit e ngarkesës me kanabis në Vilun

Lapsi.al 13 November 2017
Pendohet një nga të arrestuarit e ngarkesës me kanabis në

Policia nuk e ka identifikuar të arrestuarin që pranoi të tregojë bashkëpuntorët për trafikun e 1.5 ton kanabis drejt Italisë. Deri tani dihet se 20-vjeçari Jaho Berdo që u kap në Vlorë ka thënë se do të flasë në një moment të dytë dhe as nuk ka pohuar dhe as mohuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Jaho Berdo përveçse kishte në përdorim fugonin ku u gjet droga mësohet se disponon edhe një patentë skafi. Policia dyshon se është pikërisht 20-vjeçari ai që do të bënte transportimin me skaf të drogës prej 1.5 tonë nga Viluni i Velipojës drejt shtetit fqinj të Italisë.

Të arrestuar nga policia janë edhe Sokol Ujkaj, banues në Velipojë, i cili kishte në administrim shtëpinë ku u gjet droga. Banesa në fjalë është pronë e shtetasit Petrit Vuksani, por ky i fundit jeton në Itali dhe ia ka lënë në administrim Sokol Ujkës. Ujkaj është arrestuar brenda oborrit të shtëpisë, ndërsa aty kishte edhe makinën e tij tip “Merdes benz” me targë AA 388 ME.

Është arrestuar edhe efektivi i policisë Enriko Zylo. Ai nuk iu bind postbllokut të policisë dhe ka tentuar të largohet. Efektivët i janë vënë në ndjekje derisa e kanë arrestuar te vendi i quajtur Harku i Bërdicës, pasi Zylo doli jashtë rrugës nga shpejtësia. Edhe pse ka kundërshtuar, policia e ka arrestua. Gjovalin Ndoj, që ishte me të u largua dhe është shpallur në kërkim. Sokol Ujka dhe Enriko Zylo janë të vetmit që janë arrestuar në afërsi të vendit të ngjarjes. Në pranga kanë rënë edhe shtetasit Arbër Bozhanaj, Genti Dano dhe Dervish Gjolekaj, të tre nga Vlora. Pak orë më pas policia arrestoi edhe shtetasit Fation Merko, i cili ka qenë ai që ka bërë shoferin duke sjellë fugonin me drogë nga Vlora në Shkodër. Teksa Merko niste fugonin, efektivi i policisë Enriko Zylo ka bërë rolin e garantit në këtë siguri dhe i ka shoqëruar gjatë udhëtimit. Policia me arrestimin e përdoruesit të fugonit Jaho Berdo e çoi në 7 numrin e të arrestuarve. Emrat e 4 të arrestuarve përveç shoferit Berdo, policit Enriko Zylo dhe shtetasit Gjovalin Ndoj kanë dalë nga personi, i cili ka pranuar të bashkëpunojë, por që nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve. Sipas burimeve fugoni me sasinë prej 1.5 tonë cannabis sativa ka mbërritur natën e 11 nëntorit në Velipojë për t’i dhënë dorën e fundit përpara se të bëhej transportimi nga trafikantët.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI