Flash

Ylli Manjani: Rama duhet të jetë krye i pandehur. Tani do pastrohen paratë e drogës

Lapsi.al 13 November 2017
Ylli Manjani: Rama duhet të jetë krye i pandehur. Tani do pastrohen

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, një nga të parët që ngriti brenda qeverisë Rama 1 alarmin për kanabizimin e vendit, në një koment të tij sot paralajmëron futjen e parave të drogës në ekonominë shqiptare. Sipas tij, kryeministri po përgatit fazën e dytë post- kanabizim, që është pastrimi i parave të pista nëpërmjet koncesioneve të dyshimta që priten të jepen në ifranstrukturë.

Më poshtë, komenti i plotë i Manjanit:

"Ka bërë çmos këto 10 ditë për të harruar legjitimimin e maskarallëkut të PA BARAZISË para ligjit.

U zu me Grekët, me Italianët, me mediat e Kazanit, me opozitën po e po!

Prishi (virtualisht) ca shpi në Himarë; bëri Butrintin sallameri; përdori një dorëheqje të Vishos; sulmoi Prokurorinë; vuri matësa në puset e hallexhinjve; nxori qeverinë rrugëve për ti mbushur mendjen njërëzve se ka rrugë; sajoi një operacionin “Forca e ligjit” që vetëm kokat e drogës nuk i kanos dot; thirri Toni Blerin; nxori Ambasadorët (miq të tij) për të folur për ca “peshq të ngordhur”; nxori ca lidhje virtuale të Habilajve me Bashën; e ca të tjera si këto, janë veprimet e të kapurit në flagrancë në krim!

Qëllimi: të harrohet se Ai kanabizoi vendin! Të harrohet “druri i shtrembër”! Të harrohet që Rilindja vendosi hapur pabarazinë para ligjit si standart qeverisës!

Në çdo rast fajin për kanabisin e ka Saimiri! Këtë do të arrijë…

Sipas Ramës, asnjëherë nuk ka pasë drogë në Shqipëri! Fajin për këtë e kanë ata që flasin, jo ata që e bëjnë! Opozita, mediat e kushdo tjetër që e mban mendjen te droga që mbolli dhe shiti Rilindja, quhet mendje kazani!

Nuk ka prova për këtë gjë-thotë Rilindja! Ka vetëm llafe kazani, madje edhe nga kazanët e huaj! Nuk janë prova as tonelatat e drogës që kapen çdo ditë! As mos kapja e asnjë kapo bande që lidhet me drogën e kapur, nuk është provë! Kulmi!

Në fakt provat e kapura deri më sot nuk flasin për një vepër penale, por për një KRYEVEPËR penale!

Kanabizimi i vendit është Kryevepra penale,civile, administrative e sociale e Kryeministrit, i cili në këtë kontekst merr statusin e “Krye të Pandehurit”! Për shkak të pozitës që ka në hierarki dhe në kryeveprën e arritur, Ai nuk është si të pandehurit e tjerë. Është Krye i Pandehur!

Kjo që ka ndodhur nuk mund të harrohet! Nuk mund te fshihet! Nuk mund të mos ndëshkohet! Jo për hakmarrje, por për drejtësi!

Nuk ka drejtësi nga ata që e dhunuan të drejtën! Kjo vlen për të gjithë, por në radhë të parë për krye të pandehurin që ende qeveris me paratë e drogës!

Le të bëjë teatër sa të dojë. Drogën e ka aty, në mendje e për zemër! Për turpin e Tij e të grupit që qeveris!

Nuk ka asnjë temë tjetër me të cilin mund të flitet më me të, deri sa të japë llogari për damkën e drogës që na vuri ndërkombëtarisht! Nuk ja kishim borxh edhe këtë gjë!

Por kujdes: të gjitha këto skandale që i plasin, po i shërbejnë për fazën e dytë post-kanabizim. Kjo është pastrimi i parave të drogës!

Po shfaqen ide për kontrata koncensioni në infrastrukturë, që po i fitojnë bisnese vendase që qartësisht nuk i zotërojnë ligjërisht shumat e nevojshme të parave.

Po përgatitet injektimi i parave të drogës në këto projekte. Kosto këtë radhë do jetë shumë më e lartë se damka që na vuri me Kanabizim!!!

Pandaj, mendjen ne mësim!”.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI