Flash

Deklarata e fortë e Ramës dje: Me ambasadorin Donald Lu nuk jam dakort me gjithçka që thotë

Lapsi.al 6 November 2017
Deklarata e fortë e Ramës dje: Me ambasadorin Donald Lu nuk jam dakort

Në komunikimin e përjavshëm kryeministri Rama, përpos çështjeve të tjera, foli edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu. Rama përmes videos dje tha se me ambasadorin amerikan nuk është dakord me gjithçka çfarë ai thotë, por është dakord me gjithçka që bën për Shqipërinë.

Me ambasadorin amerikan nuk jam dakord me gjithçka çfarë thotë, por jam dakord me gjithçka që bën për Shqipërinë. Do të na bashkohen agjentë të tjerë të FBI kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do të luftojmë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik” - deklaroi Rama.

Por nuk dihet se me cilat gjëra që thotë ambasadori amerikan Donald Lu nuk është dakort Rama. Po ashtu, të mos qenit dakort me të do të thotë të mos jesh dakort edhe me disa qëndrime të SHBA-së, pasi ai është përfaqësuesi i këtij shteti në vendin tonë dhe ato çka thotë nuk janë qëndrime personale.

Një ndër deklaratat më të forta që bëri Donald Lu para pak ditësh ishte ajo se në Shqipëri veprojnë 4 klane të mëdha mafioze dhe 20 familje kriminale. Deklaratat të tilla ndoshta ia prishin imazhin e Shqipërisë së Rilindur dhe ku po bëhet shtet Ramës, dhe si rrjedhojë ska se si të jetë dakort aspak.

 

 

Të këshilluara

Vangjush Dakos i anullohet viza amerikane

Kryebashkiakut socialist të Durrësit, njëeit prej njerzve më pranë Edi Ramës, të vetmit së bashku me Qazim Sejdinin që morri të drejtën e një kandidimi të tretë...

08:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI