Flash

Greqi, goditet një rrjet trafiku emigrantësh, falsifikonin pasaportat, në pranga 6 shqiptarë

Lapsi.al 6 November 2017
Greqi, goditet një rrjet trafiku emigrantësh, falsifikonin pasaportat,

Policia greke ka goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të emigrantëve, që i pajiste me pasaporta të falsifikuara, njoftoi njoftoi media greke. Në një operacion të organizuar në bashkëpunim me Europolin, janë zbuluar katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave, ndërsa dosja penale përfshin të paktën 20 persona, mes tyre dhe gjashtë shtetas shqiptarë.

Rrjeti ka vepruar për të paktën tre vjet, duke i pajisur “klientët” me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle. Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit.

Destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe. Autoritetet greke thonë se rrjeti kishte falsifikuar qindra pasaporta që dallohen për një saktësi të lartë dhe prandaj mjaft të vështira për t’u zbuluar.  Pritet që policia greke të japë më shumë detaje për çështjen gjatë ditës së hënë.

Të këshilluara

Vangjush Dakos i anullohet viza amerikane

Kryebashkiakut socialist të Durrësit, njëeit prej njerzve më pranë Edi Ramës, të vetmit së bashku me Qazim Sejdinin që morri të drejtën e një kandidimi të tretë...

08:30

(FOTO) Zjarr në pallat në Tiranë

Pak minuta më parë, flakët kanë përfshirë një pallat në zonën e Pazarit të Ri, në Tiranë. Burime të Lapsi.al pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se zjarrfikë...

14:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI