Flash

U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Tahirit/ Do t'i kontrollohet pasuria

Lapsi.al 5 November 2017
U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Tahirit/ Do t'i kontrollohet

Biznesmeni Sota, të cilit iu gjendën 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të Saimir Tahirit disa ditë më parë në makinë, do të duhet të justifikojë para drejtësisë këtë shumë.

E gjithë pasuria e tij pritet të kalojë në sitën e prokurorisë.

Sota ka deklaruar se paratë i kishte për të paguar një paradhënie në kompaninë Kurum për të blerë hekur për një firmë ndërtimi të babait të tij. Por, ky version nuk e ka bindur Prokurorinë e Elbasanit dhe as gjykatën që e la në burg.

Prokuroria dyshon se kjo shumë mund të ketë ardhur nga aktivitete të paligjshme ose nuk është deklaruar për t’iu fshehur tatimeve. Nisur nga këto dyshime, dosja mund të kalojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Tv Klan mëson se në sitën e hetuesve mund të kalojë kompania “Eko Konstruksion” apo firma e ndërtimit e babait të tij. I ati i Sotës mësohet se është shprehur se paratë ishin kursime të tij ndër vite dhe ishin të destinuara për blerjen e hekurit te kompania Kurum.

Burime nga grupi hetimor thonë se pritet që të merren deklarime në formë proceduriale nga drejtuesit dhe menaxherët e kompanisë turke, në Elbasan.

Edhe pse dosja mund të kaloje te Krimet e Rënda, burime nga grupi hetimor sqarojnë se deri tani nuk ka ndonjë të dhënë për ta bashkuar dosjen e biznesmenit me hetimin e nisur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si të përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Të këshilluara

(FOTO) Zjarr në pallat në Tiranë

Pak minuta më parë, flakët kanë përfshirë një pallat në zonën e Pazarit të Ri, në Tiranë. Burime të Lapsi.al pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se zjarrfikë...

14:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI