Flash

(FOTO&VIDEO) Autobusi përplas makinën në Librazhd, 7 të plagosur

Lapsi.al 5 November 2017
(FOTO&VIDEO) Autobusi përplas makinën në Librazhd, 7 të

Ditën e sotme, në Mirakë të Librazhdit, një autobus me pasagjerë goditi një makinë, duke e përplasur atë në bordurat anësore.

Mësohet se 7 persona mbetën të plagosur. Makina është shkatërruar komplet. Autobusi ka pësuar dëme në pjesën e përparme. Policia dhe zjarrfiksja janë në vendin e ngjarjes. Po hetohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë. ©LAPSI.AL 

Policia njoftoi se në drejtim të autobusit ishte 61-vjeçari S.P., ndërsa në drejtim të veturës Volksvagen ishte 20-vjeçarja A.K. Kjo e fundit shoqërohej nga i riu B.P. 21-vjeç. Të dy janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Në spital janë shtruar edhe pasagjerët autobusit: F.F., 52 vjeçe  banues  në fshatin  Xhyrë,  V.A., 31 vjeçe,  E.A., 11 vjeçe  dhe J.M., 6 vjeç banues në Hotolisht të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Më datë 05.11.2017 në aksin  rrugor  Librazhd - Elbasan  në fshatin  Mirakë mjeti Autobuz  me targa AA  561 PU drejtuar  nga  shtetasi  S.P., 61 vjeç  banues  në  Librazhd është  përplasur  me  mjetin  tip "Volksëagen  Passat" me targa  AA 070 IS që drejtohej  nga  shtetasja. Si pasojë janë dërguar në Spitalin e Librazhdit  pasagjerët  e mjetit "Autobuz" shtetasit: F.F., 52 vjeçe  banues  në fshatin  Xhyrë,  V.A., 31 vjeçe,  E.A., 11 vjeçe  dhe J.M., 6 vjeç banues  në Hotolisht të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e mjetit veturë  shtetasja A.K., 20 vjeçe banuese  në  Elbasan dhe pasagjeri shtetasi  B.P., 21 vjeç  banues në Elbasan janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI