Flash

Tërmeti godet Elbasanin

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët....

17:05

Nga Rinasi po kalojnë mallra me vlera marramendëse. Berisha nxjerr emrat

Lapsi.al 5 November 2017
Nga Rinasi po kalojnë mallra me vlera marramendëse. Berisha nxjerr

Kryeministri Berisha ka bërë një tjetër denoncim. Ashtu si në të shumtën e rasteve ai u referohet denoncimeve që vijnë në adresë të tij. Jo pak herë këto denoncime kanë rezultuar të sakta. Kësaj here në fokus është dogana e Rinasit. Sipas Berishës, nga Rinasi po futen mallra me vlera marramendëse, pa paguar doganë. Ish -kryeministri ka publikuar edhe emrat e personave, që sipas denoncuesit, janë përfshirë në këtë aferë.

Mesazhi i Berishës:

Doganieri dixhital denoncon:

Rrjetin e kontrabandes ne doganen e Rinasit, ne te cilin implikohen:

- Drejtori i Doganes

- Drejtori i hetimit doganor

- Punonjesit e skanerit.

- Tregtaret, etj etj..

Lexoni mesazhin e doganierit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor. Une jam nje doganier qe punoj ne doganen e Rinasit. Vetem te ju kena besim te plote se cfare asht tu ndodh ne doganat shqiptare. Kohet e fundit ne doganen e Rinasit jane tu kaluemallra me me vlera marramendese si celulare, ora, canta edhe ilace farmaceutike. Po ju baj me dije se drejtori i doganes se Rinasit Vlad Ladi ka vendosur nja dy pergjegjesa turni edhe nje Moza Moza qe asht te skaneri qe sa here vijne tregetare me probleme kjo Moza ban sikur i shef ne skaner. Keta tregetaret mesa kam mesuar jane ne konflikt me njani tjatrin sepse jane tu shitur te njajtet artikuj. Ju lutem hapni kamerat ne Rinas se daten 15 shtator tregetari ERVIN LLOSHI qe asht tu shit te tregu i Medreses branda kepuce e atlete me emna fallco. Ky ERVIN LLOSHI ka filluar me shit Ora firmato te shtrenjta e shume artikuj te tjere. Ne daten 15 shtator ka kene dite e diel ky Ervin Lloshi ka kalue 10 canta me ORA e Celular te markave te ndryshme. Mu sme lane me i pa cfare kishin cantat mrena. Por ajo qe isha tu pa qe doganierja Moza si kaloj ne skaner me i pa cantat. Por aty i mori pergjegjesi jone bashke me tregetarin ERVIN LLOSHI. Ketij tipi Drejtori i mer persiper me i kalue edhe dollaret mbi 100.000$ ne xhep ne te.zeze mos me e.kontrollue policia. Por nuk asht vetem ky qe kalon ne doganen e Rinasit sikur e ka pronen e vet por asht edhe rivali i tij ARTUR DANO qe edhe ky asht tu shit ne treg te Medreses Ora, canta, portofola, rripa me emna fallco. Ky Artur Dano asht nga Fieri edhe i ka lidhjet me Drejtorin e Hetimit doganor ERVIN BRAHJA qe e ka edhe grun drejtoresh te vipave ne.drejtorin e pergjitheshme te Tatimeve. Ky bashk me Andokliun edhe burrin e drejtoreshes Blendisin e kane ne dore tane gjanat qe jane tu kalue ne Rinas. Te dy keta tregetare pervec se jane tu i sjell me canta vet jane tu sjell edhe Kargo me Turkishin nga Kina ne Tirane ORA, CELULARE, CANTA Etj. Para disa ditesh ky ERVIN LLOSHI ishte tu pi kafe me drejtorin e doganes tone Rinas. Me sa me tregoi nje kolegu emi se Ky ERVIN LLOSHI na kishte sjell me Kargo Atlete firmato edhe Ora. Por ashtu tu i zhdoganue per ambalazh paketimi. Jo vetem ket por kolegut tem i ka tregue qe ka shefin e seksionit te krimit ekonomik te Tiranes MARSELIN plus edhe nje Drejtor te madh XHOVALIN LOCI. Ju baj thirrje vetem me hap letrat e kargos edhe kamerat me pa se cfare kane ba keta vetem muajin tetor ne doganen e Rinasit jeni me u habit. Me dhjetera miliona e mos me shume skane paguar keta tregetaret si puna e ERVIN LLOSHI edhe ARTUR DANO se harrova edhe SHPRESA AL qe ashtu tu kalue TELEFONAT IPHONE E SAMSUNG. Doktor te uroj te kesh jet e shendet. Tan te mirat.”

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI