Flash

Rëndohen pozita e Saimir Tahirit/ Rama vetëshpallet i pafajshëm

Lapsi.al 5 November 2017
Rëndohen pozita e Saimir Tahirit/ Rama vetëshpallet i pafajshëm

Me mbrojtjen që i dha Saimir Tahirit duke e shpëtuar nga qelia e burgut, Edi Rama e forcoi në publik bindjen se ish Ministri i Brendshëm ishte vetëm një hallkë e zinxhirit që kontrolloi kultivimin dhe trafikimin e drogës në 4 vitet e shkuara. Rama i doli në krah Tahirit në sulmin kundër Zaganit, ia amplifikoi sukseset e rreme në luftën kundër kanabisit dhe urdhëroi deputetët e PS të bllokojnë arrestimin për akuzat për trafik droge. Edhe sot Rama nuk tha asnjë fjalë për mbi 8o0 mijë eurot që iu gjetën njeriut të Saimir Tahirit bashkë me dy patentat e skafit, një zhvillim skandaloz i çështjes. Për të gjitha këto, asociimi i Edi Ramës me Saimir Tahirin vjen natyrshëm dhe akuzat ndaj tij personalisht bëhen çdo ditë e më të besueshme.

Prandaj kryeministri sot i kujtoi edhe njëherë shqiptarët se ai vetë nuk është i përfshirë në vorbullën e lidhjeve të krimit me politikën.

"Kollaj ta këndosh këngën e krimit në mexhelisin e katundit politik dhe mediatik dhe të derdhësh llumë përditë në çdo kanal komunikimi me njerëzit për të synuar pushtetin me akuza e shpifje monstruoze apo për të përfituar favore prej tij me shantazhe e gjoba mediatike. Por më e vështirë të provohesh i denjë në luftën me krimin duke e përballuar sfidën dhe baltën. Unë kam zgjedhur të dytën dhe baltosja e punës dhe emrit, është kostoja e kësaj zgjedhjeje për të cilën, u jam mirënjohës njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që nuk më kanë lënë dhe nuk më lënë të pendohem për asnjë sekondë, paçka se balta e hedhur mbi mua, ka qenë dhe vazhdon të jetë dozë elefanti" u shpreh Rama.

Fjalët e Ramës vërtet që të vënë në mendime. Po sikur ai të jetë vërtet i pafajshëm në këtë histori? Po sikur Tahiri t'i ketë hedhur hi syve për 4 vjet, duke e bërë të besojë se Zagani shpifte, se në Shqipëri nuk kishte kanabis, se marrëdhënia e tij me Habilajt ishte një rastësi, apo se prokurorët e donin në pranga thjesht se ishin nga Tropoja?

Nëse kjo rezulton e vërtetë, Edi Rama del të jetë leshkoja më i madh në Shqipëri. Por edhe sikur gazetarët dhe opozita ta besojnë të tillë, a e beson këtë Saimir Tahiri? © Lapsi.al

Të këshilluara

(FOTO) Zjarr në pallat në Tiranë

Pak minuta më parë, flakët kanë përfshirë një pallat në zonën e Pazarit të Ri, në Tiranë. Burime të Lapsi.al pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se zjarrfikë...

14:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI