Flash

Çfarë tregon heshtja e Saimir Tahirit për 860 mijë eurot

Lapsi.al 6 November 2017
Çfarë tregon heshtja e Saimir Tahirit për 860 mijë eurot

Saimir Tahiri nuk është politikani që mbetet kollaj pa fjalë. Në situata të tjera akoma më të rënda për të, madje kur rrezikohej jeta e familjarëve të tij, Tahiri nuk ka heshtur.

Me denoncime dhe sulme publike, fjalime dhe konferenca për mediat është përplasur gjithnjë me kundërshtarët e tij publikisht. Jo veç për bindjen e verbër, por edhe për oratorinë, Edi Rama e katapultoi në majat më të larta të shtetit, talentin që e zbuloi vetë.

Por si asnjëherë tjetër, Saimir Tahiri ka vendosur të mbyllë gojën. 860 mijë eurot dhe patentat që iu gjetën Ores Sotës në makinë, i kanë rënduar pozitat e Tahirit në public, e megjithatë ai vazhdon të heshtë.

Nga dita e premte, kur Lulzim Basha e plasi skandalin në media, e deri të hënën kanë kaluar 3 ditë. Saimir Tahiri hesht, duke i lënë vend interpretimit se përse ka ndryshuar strategji ish ministri i Ramës.

1) Tahiri pret që avokati i tij, Artan Hajdari të koordinojë alibinë e tij jo thjesht për dy patentat e skafit, por edhe për 860 mijë eurot. Tahiri dhe Sota mbrohen nga i njëjti avokat, megjithëse prokuroria nuk i lidh çështjet e tyre.

2) Tahiri ka vendosur të heshtë për të mos i dhënë më material medias dhe opozitës, me shpresën se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë do të fashitet debati për lidhjet e tij me Habilajt. Në këtë mision e ndihmon Edi Rama, që bombardon opinionin publik me çështje që ngjajnë si inskenime për të tërhequr vëmëndjen mbi veten.

3) Tahiri e ka të qartë se postblloku që u ngrit në Elbasan dhe kontrolli i makinës, ku u gjetën paratë dhe dokumentat e tij personale nuk mund të jetë rastësi. Kjo do të thotë se ai vetë është në përgjim dhe çfarëdo të thotë në publik sot, mund të përdoret kundër tij nesër.

4) Ditën kur Lulzim Basha nxorri në media të dhënat për kapjen e 860 mijë eurove ishte në Tiranë Marko Miniti, Ministër i Brendshëm i Italisë. Miniti, i mbiquajtur nga gazetarët e huaj si “Zoti i spiunëve” solli në Tiranë një dosje me të dhëna konkrete për kokat e trafikut e drogës. Me dosjen u njoh Fatmir Xhafaj, që me siguri ka raportuar në fundjavë tek kryeministri. Edhe vetë Rama, njësoj si Tahiri nuk ka dhënë asnjë koment për kapjen e 860 mijë eurove bashkë me dokumentat personale të Tahirit.

5) Tani radhën për të lëvizur e kanë prokurorët. Pasi u vetëofrua të merret në pyetje, Tahiri pret se cila do të jetë lëvizja e hetuesve për dosjen e tij, në një kohë që mazhoranca pas pak javësh do të shkarkojë Adriatik Llallën. Prokurorët kanë deklaruar se do të studiojnë materialet që kanë ardhur nga Italia, pastaj do ta thërrasin sërish për ta marrë në pyetje.© Lapsi.al

Të këshilluara

Vangjush Dakos i anullohet viza amerikane

Kryebashkiakut socialist të Durrësit, njëeit prej njerzve më pranë Edi Ramës, të vetmit së bashku me Qazim Sejdinin që morri të drejtën e një kandidimi të tretë...

08:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI